Sulmuesi i Barcelonës, francezi Antoine Griezmann nuk i ka kursyer elozhe për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, i cili sonte ishte kundërshtar i tij.
Mbappe të martën mbrëma het-trik në fitoren 4-1 të Parisit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
“Duhet të kënaqemi me të. Kylian Mbappe ka pasur natë të jashtëzakonshme. PSG-ja ka një yll të madh për të ardhmen, që do të jetë në nivel të Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos”, ka thënë Griezmann.
Kylian Mbappe is already one of the best 💫 pic.twitter.com/7ozC66TgFd
— B/R Football (@brfootball) February 16, 2021
Në Camp Nou, Mbappe la në hije yllin argjentinas Messi, që realizoi gol nga penalltia.
Mediat nga mbarë bota po shkruajnë për ndeshjen e tij të zhvilluar sonte. /Telegrafi/