Telegrafi

Giresse do të pëlqente të luajë ndaj Francës

(Foto: Klan Kosova)

Kosova ka shënuar fitore bindëse me rezultat 5-1 kundër Qipros dhe pas kësaj fitoreje mbetet në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Më 9 tetor, Dardanët do t’i mësojnë edhe kundërshtarët në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe fitorja e sotme (e martë) do t’i mundësojë ekipi të Alain Giresse, të jetë në vazo më të mirë.

Në një prononcim për Klan Kosova, përzgjedhësi ka thënë se do të donte të ndeshej me Francën.

“Nuk kam ndonjë kombëtare të preferuar me të cilën dua të luaj veçanërisht. Vendi i dytë na mundëson që të ndodhemi në një vazo më të mirë sa i përket ekipeve. Po nëse luajmë ndaj dikujt do të doja të luaja kundër Francës dhe të kualifikohemi. Pse jo”, është shprehur Giresse.

Tutje, ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës që udhëheq: “Ishte një lojë shumë e mirë e cila na ka kënaqur të gjithëve e cila kishte ritëm që na ka kënaqur që të gjithëve”.