Site icon Telegrafi

Giresse po mendon disa ndryshime, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Bjellorusisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë dhe të tretën në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët do të përballen me Bjellorusinë në udhëtim në Budapest, pasi skuadra vendase e ka të ndaluar nga UEFA dhe FIFA t’i zhvilloj ndeshjet në terrenin vendas.

Për këtë ndeshje trajneri i Kosovës, Alain Giresse nuk pritet të bëj shumë ndryshime, ku në portë do të jetë si gjithmonë Arijanet Muric.

Lexo po ashtu Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime, sot përballet me Bjellorusinë në udhëtim

Mbrojtja nuk do të ketë ndryshime me Mërgim Vojvodën në të djathtë dhe Leart Paqaradën në të majtë, derisa dyshja e qendër së mbrojtjes do të jenë mes Fidan Alitit dhe kapitenit Amir Rrahmani.

Në mesfushë është i konfirmuar Betim Fazlijii, derisa ka një balotazh mes Hekuran Kryeziut dhe Ibrahim Dresevic. Ndërkohë si mesfushorë i avancuar do të jetë Bersant Celina.

Lexo po ashtu Rashica në dyshim ndaj Bjellorusisë, vendimi do të merret kur të mësohet disponueshmëria

Në krahun e djathtë të sulmit është Edon Zhegrova, pasi vështirë se Milot Rashica do t’ia dalë të luaj titullar duke marrë parasysh se nuk ka stërvitur ditën e djeshme shkaku i lëndimit.

Për krahun e majtë të sulmit ka një balotazh mes Florent Muslijës dhe Jetmir Topallit, derisa Vedat Muriqi është i konfirmuar në krye të sulmit. /Telegrafi/

Exit mobile version