Kosova nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në “Fadil Vokrri” përballë Rumanisë duke komplikuar rrugëtimin drejt Euro 2024.
Pas ndeshjes, përzgjedhësi Alain Giresse, theksoi se terreni i rënduar prej shiut në ndikoi që lojtarët e tij të mos finalizonin siç duhej aksionet.
“Terreni dhe fati ndikoi, në momentet e fundit mund të bënim më mirë. Por, terreni mbetet faktor kryesor në shkakun pse nuk gjetëm golin”.
“Në fundin e lojës, Muriqi shpërdoroi edhe Rashica pati raste”.
“Nuk jam i sigurt nëse i kemi pasur pesë barazime radhazi, ka edhe lojtarë të tjerë që na shërbejnë, por ata po zgjedhin kombëtare të tjera”.
“A i kemi humbur shpresat e kualifikimit? Përderisa na lejon matematika, ka gjithmonë një shans dhe nuk dorëzohemi”, ka thënë Giresse. /Telegrafi/