Telegrafi

Ginobili rinovon me San Antonion, kthehet për sezonin e 16-të

Legjenda e San Antonio Spurs, Manu Ginobili, ka pranuar të rikthehet nga pensioniomi dhe të luaj edhe për një sezon në fanellën e klubit nga Teksasi.

Argjentinasi për 15 sezone ka fituar katër tituj në fanellën e Spurs, duke u treguar pivotal në sukseset e klubit nga San Antonio.

Dhe përkundër faktit se është 40 vjeçar, Ginobili ka pranuar të vazhdojë edhe për një sezon me Spurs duke pranuar edhe ulje të pagës.

Spurs më herët gjatë afatit kalimtar kanë transferuar edhe Rudy Gay nga Sacramento Kings.

/Telegrafi/