Telegrafi

Manu Ginobili luan edhe një vit

Basketbollisti argjentinas Manu Ginobili nuk ka ndërmend të tërhiqet nga sporti.

Edhe pse 38 vjeç, Manu ka vendosur të luajë edhe një sezon në NBA, duke rinovuar kontratën me San Antonio Spurs.

“Vendosa që të luaj. Nuk kisha dyshime për këtë vendim, por desha që të bëja disa pushime të gjata para se të niste sezoni i ri, ku do të vlerësoja të gjitha mundësitë. Sezonin e fundit pata vetëm një problem të lehtë fizik në shkurt, ndërsa pjesën tjetër luajta, pasi isha në formë”, tha Ginobili, 4 tituj kampionë me Spurs dhe shpreson që sezonin tjetër të fitojë të pestin.

Ai do të luajë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” me Argjentinën.