Telegrafi

Gili sjell këngën e re “Fustani”

Gili në klipin e ri (Foto: YouTube)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili, ka prezantuar para fansave projektin më të ri muzikor. “Fustani” titullohet kënga e re, të cilën e ka realizuar me një videoklip mjaft atraktiv.

Tekstin dhe muzikën e ka krijuar bashkëshorti i saj, Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur, Florent Boshnjaku.

Kjo këngë tashmë gjendet në platformën YouTube dhe pritet t’u pëlqejë fansave të saj të shumtë.

Projekti flet për martesën, ndërsa këngëtarja pritet që shumë shpejt që të publikojë edhe projekte të reja.

Ajo edhe gjatë kësaj vere do të jetë aktive në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme familjare. /Telegrafi/