Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“Ashiqare” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit folk.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga bashkëshorti i saj, Ilir Berani, i cili njëherësh ka qenë bashkëpunëtori i saj më besnik gjatë gjithë karrierës.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe e sjell këngëtaren të freskët dhe me ngjyra.
Ana vizuale i është besuar BUG production.
Gili përndryshe ka qenë shumë aktive në muzikë këtë vit, ndërsa është përfolur shumë për humbjen në peshë të cilën e arriti në pak muaj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vs_DsuqZQ5Y