Telegrafi

Gili dhe Violeta Kukaj publikojnë bashkëpunimin e ri

Foto: YouTube

Dy këngëtaret e njohura dhe shumë të suksesshme janë bërë bashkë për të sjell një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për Gilin dhe Violeta Kukaj të cilat kanë publikuar këngën “Mikateshat”.

Për tekstin dhe muzikën e këngës është kujdesur Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin Miti Geci.

Foto: YouTube

Të dyja këngëtaret të cilat edhe më parë janë komentuar për ndryshimin në pamje, edhe kësaj radhe dukeshin në formë të mirë, ndërsa u shfaqën të veshura në fustane elegantë me të njëjtën ngjyrë.

Kujtojmë që dy këngëtaret kanë bashkëpunuar edhe në projekte tjera në të kaluarën.

Foto: YouTube

Kënga më e re e tyre “Mikateshat” tashmë gjendet në kanalin YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e dy këngëtareve. /Telegrafi/