Telegrafi

Gili dhe Sabri Fejzullahu sjellin këngën e re “Bon be”

Foto: YouTube

Dyshja e njohur e skenës shqiptare, Gili dhe Sabri Fejzullahu, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të quajtur “Bon be”, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe muzika është realizuar nga Ilir Berani, kurse për orkestrimin u përkujdes Ardian Kastrati.

Foto: Screenshot/YouTube

Klipi i tyre u xhirua në një nga resortet luksoze në Gjilan, gjersa Gili mori vëmendje me paraqitjen interesante.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja iu besua produksionit të njohur, Bug Production.

Foto: Screenshot/YouTube

Menjëherë pas lansimit në YouTube, reagimet kanë qenë të shumta e kryesisht pozitive.

Të njëjtit janë mjaft të angazhuar edhe me mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/