Fansat e Gigi-t nuk janë aspak të lumtur që në fotot e fundit mungon diçka. Javën që shkoi, Hadid postoi në Instagram një foto të sajën për kopertinën e revistës “Vogue” në Kinë.
Por, disa nga ndjekësit e kuptuan menjëherë që në pjesën e sipërfaqë së stimakut të modeles ishin hequr me fotoshop nishanet.
“Ku janë nishanet? Wow, ata i paskan hequr të gjitha. Cila mund të jetë arsyeja që dikush heq diçka kaq natyrale?” -ka shkruar njëri prej tyre.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Adhuruesit, të cilëve duket se nuk u shpëton asgjë, e kanë vënë re këtë gjë edhe më parë, në kopertina të tjera.
Por, nëse dëshironi të shihni nishanet e bukuroshes Hadid, mund të shihni fotot e saj në Snapchat.