Supermodelja 26-vjeçare eci në tapetin e kuq të Met Gala 2021 dje (e hënë) në New York.
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë nga marka Prada, kombinuar me doreza të zeza.
Takat e saj ishit me gurë të vegjël në ngjyrë argjendi, teksa shtoi edhe gete të zeza me shkëlqim në kombinim.
Gigi flokët i kishte kapur në një bisht të lartë, ndërsa ngjyra e tyre ishte më e kuqe se kurrë.
Malik dhe Hadid morën pjesë për herë të fundit në Met Gala pesë vjet më parë në vitin 2016. Ata kanë qenë në lidhje që atëherë, por mirëpritën vajzën e tyre Khai së bashku shtatorin e kaluar.
Mbrëmë Gigi tha për Vogue: “Ajo mbush 1 vjeç javën e ardhshme dhe ndihem sikur kam qenë në shërbim të saj, kam qenë në fermë me të çdo ditë me pantallona të gjera dhe flokë të çrregullta. Ndihem sikur sonte po i tregoj asaj se çfarë do të thotë të vishesh dhe të kesh ekuilibër”. /Telegrafi/