Telegrafi

Gigi Hadid publikon fotografi romantike me Zayn Malik, ndërsa shkëmbenin puthje

Gigi Hadid dhe Zayn Malik (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Modelja e njohur, Gigi Hadid, muaj më parë bëri të ditur lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Kohëve të fundit bukuroshja bionde është duke publikuar imazhe të ndryshme, përfshirë këtu edhe përditshmërinë e saj, shkruan The Sun.

Por, në një të fundit ajo është shfaqur në krahët e të dashurit të saj, Zayn Malik, teksa shkëmbenin puthje.

Në po të njëjtën fotografi, Gigi është parë te këtë veshur një bluzë me shumë-ngjyra, kurse Zayn një bluzë të zezë.

Lexo po ashtu Gigi Hadid zbulon barkun e rrumbullakosur

Dyshja po ashtu kanë bërë të ditur se janë duke jetuar në fermën e nënës së Gigit, në Pennsylvania.

Më herët gjatë këtij muaji, modelja kishte shfaqur për herë të parë barkun e saj të rrumbullakosur, të cilin për kohë me radhë e mbante të fshehur.

Sidoqoftë, bukuroshja duket se dëshiron ta mbajë më sekrete shtatzëninë e saj, pasi edhe postimet për këtë janë të rralla nga ana e saj. /Telegrafi/