Site icon Telegrafi

Gigi Hadid nuk i kursen fjalët e përzemërta për çiftin Dua dhe Anwar

Foto: Getty Images/Guliver

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë lidhjen me Anwar Hadid.

Që kur lidhja e tyre nisi në muajin qershor, artistja shqiptare është mirëpritur në familjen e madhe Hadid, kjo pasi Anwar është vëllai i dy motrave super modele: Gigi dhe Bella Hadid.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Gigi duket se ka krijuar një lidhje shumë të mirë me kunatën e re, miqësi të cilën e shpreh edhe përmes rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Bellas, Gigit dhe Anwar Hadidit iu vdes gjyshja, Dua Lipa shkon në funeral për ta ngushëlluar familjen e të dashurit

Së fundmi, ajo ka publikuar një imazh të çiftit Dua dhe Anwar, të cilin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “I dua këta të dy”.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Ndërkohë të njëjtin imazh të publikuar në InstaStory, Dua më pas e ka rishpërndarë, duke u ndjerë tejet falënderuese ndaj kunatës për këtë dedikim që i ka bërë.

Artistja Lipa përndryshe është duke punuar në studio rreth albumit të saj të dytë, i cili pritet të dalë në shitje vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version