Site icon Telegrafi

Gigi Hadid duket e pikëlluar teksa kaloi Shën Valentinin e vetmuar pas ndarjes nga Zayn Malik

Është Shën Valentini i saj i parë që prej ndarjes nga ish i dashuri, Zayn Malik.

Dhe, femra më e bukur në botë, Gigi Hadid, është parë duke u larguar nga NewYork City krejtësisht e vetmuar gjatë të enjtës.

Modelja 23 vjeçare tregoi anën e saj të bukur në veshje tejet seksi duke shfaqur plot stil në xhinse e pallto të zezë.

Gigi dukej tejet bukur teksa lëshoi flokët dhe buzët i kishte të kuqe, kurse sytë i fshehu në syze të zeza.

Shenjat për lidhjen e saj janë evidente, pasi ajo ishte parë duke u larguar nga një apartament i Zayn javën e kaluar.

Dyshja besohet se janë ndarë për herë të dytë në nëntor, e kanë një lidhje të komplikuar nga viti 2015.

Muajin e kaluar US Weekly raportoi se çifti i ka dhënë fund romancës, se ata mund të bashkohen, por jo tani për tani.

Dyshja madje nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale ndërsa revista e njohur pohon se Gigi bëri shumëçka për ta bërë lidhjen të funksinojë, por Zayn ka shumë probleme dhe nuk arriti t’i tejkalojë.

Zayn dhe Gigi Hadid para ndarjes

Gigi thuhet se kishte fokusuar shumë energjinë e saj te Zayn, por se tashmë ka hequr dorë pasi që lidhja më nuk funksionoi.

Modelja më e shtrenjtë në botë tashmë u largua nga SHBA-të, duke u drejtuar për në Milano, ku ajo do të jetë pjesë e javës së modës në metropolin itailan. /Telegrafi/

Exit mobile version