Ato nuk janë vetëm motra, por edhe supermodele.
Bella Hadid dhe Gigi Hadid kanë pozuar së bashku në fushatën e fundit të disenjatores, Alberta Ferretti.
Sfilata është mbajtur në kuadër të javës së modës në Milano.
Ishin pikërisht motrat Hadid ato që rrëmbyen gjithë vëmendjen e medieve dhe të pranishmëve me bukurinë dhe linjat trupore.
Gigi Hadid dhe Bella Hadid edhe pse motra mund të konsiderohen rivale më serioze të njëra-tjetrës.
Ato kanë dy vjet diferencë mes tyre, ku Gigi është 22 vjeçare, e Bella 20 vjeçare.
Dyshja dominoi në këtë paraqitje me ngjyrën e zezë, që atyre u shkoi jashtëzakonisht shumë.
Ato konsiderohen modelet më seksi në botë. /Telegrafi/