Site icon Telegrafi

Gigi dhe Bella Hadid shkëlqejnë me të njëjtin stil kauboj, por në dy mënyra të ndryshme

Motrat e famshme na japin dy super ide kombinimi

Gigi dhe Bella mund të mendojnë njësoj kur vjen puna te stili, por ato dinë si ta përcjellin në dy forma të ndryshme

Stili kauboj është rikthyer në trend kohët e fundit dhe motrat Hadid u veshën thuajse në të njëjtin stil, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë.

Pikërisht dje, Gigi u shfaq në rrugët e New York-ut herët në mëngjes, me një stil veshjeje që jepte idenë se supermodelja ishte gati për seancën e radhës së pilates, shkruan Marie Claire.

E veshur me streçe të ngushta, kanotierë të bardhë, një kapelë kashte dhe sandale të sheshta dhe Gigi shkëlqente në çdo detaj të pamjes së saj. Mbi kanotierën dallonin disa varëse që krijonin një kontrast në tërësi me dukjen e Hadid.

Nga ana tjetër, Bella u shfaq me të njëjtin stil kauboj, por më e përkushtuar në detajet boho.

Një kapele kashte tip Coachella, pantallona të shkurtra xhinsi dhe çizme lëkure, Bella solli stilin e ngjashëm me të motrën, por në një version tjetër. Ajo kishte veshur një bluzë me kaproll, xhinse të shkurtra dhe çizme kauboj.

Edhe Bey dhe Kendall kanë zgjedhur po ashtu të shkëlqejnë me këtë stil.

Exit mobile version