Site icon Telegrafi

Gigi dhe Bella Hadid janë bërë më të afërta me njëra-tjetrën që kur ndodhi incidenti mes Zayn Malik dhe nënës së tyre

Gigi dhe Bella Hadid thuhet se janë afruar më shumë pas sherrit që ndodhi mes partnerit të Gigi, këngëtarit Zayn Malik dhe nënës së tyre, Yolanda Hadid.

Një burim tha për People se lidhja e motrave Gigi, dhe Bella, është forcuar vetëm pasi këngëtarja 28-vjeçar britanike nuk pranoi të kundërshtonte katër akuza për ngacmime pasi dyshohet se e shtyu Yolandën, në një komodinë dhe e ofendoi.

“Gigi dhe Bella janë afruar më shumë që nga incidenti i Zayn dhe Yolanda”, zbuloi burimi.

Foto: Shutterstock

“Bella ka qëndruar në krahun e Gigi-t, pasi situata ka shkaktuar shumë tensione brenda familjes”, shtoi tutje ky burim.

Burimi tregoi gjithashtu se modelja e vlerëson mënyrën se si motra e saj e ka mbështetur në këtë kohë të vështirë, shkruan DailyMail.

Foto: REX

“Gigi ka mbaruar lidhjen me Zayn. Ajo është një person vërtet privat, kështu që Bella ka qenë vërtet atje për ta mbështetur atë”, tha ky burim.

“Kjo nuk ka qenë e lehtë për Gigi-n dhe ka shkaktuar shumë stres në marrëdhëniet me familjen e saj. Ka qenë e vështirë për të gjithë, sepse të gjithë janë shumë afër”, tha burimi për pasojat e incidentit.

Foto: WireImages

Kompleksiteti i situatës është bërë më i vështirë nga fakti se Gigi dhe Zayn kanë një vajzë njëvjeçare, Khai.

“Ajo është nëna e saj, por edhe ai është ende babai i fëmijës së saj, edhe pse lidhja e tyre romantike ka përfunduar”, tha burimi duke folur për ndjenjat e Gigi-t për incidentin.

Foto: GC Images

Përleshja mes të dashurit të modeles dhe nënës së saj thuhet se ka ndodhur më 29 shtator, kur Yolanda shkoi në fermën e çiftit në Pensilvani, ndërsa Gigi ishte në Paris për punë.

Ajo u takua me Zayn dhe pasoi një debat. Gjatë zënkës së supozuar, Zayn thuhet se e ka ‘kapur Yolandën’ dhe ‘e ka futur’ në një komodinë. Ai gjithashtu dyshohet se i bërtiti asaj, duke I thënë të rri larg vajzës së tij.

Foto: Getty Images

Thuhet se ai e ka telefonuar Gigi-n dhe i ka bërtitur në telefon. Malik u akuzua për katër akuza për ngacmim, për të cilat ai nuk I ka kundërshtua.

Ai tani duhet të kryejë 360 ditë provë përveç përfundimit të një klase për menaxhimin e zemërimit.

Këngëtari gjithashtu nuk duhet të ketë asnjë kontakt me Yolanda, gjyshen e vajzës së tij, apo me John McMahon, një roje sigurie për familjen Hadid që ishte dëshmitar i incidentit dhe që ai gjithashtu dyshohet se këngëtari e përfshiu në incident. /Telegrafi/

Exit mobile version