Gianluigi Buffon është rikthyer te Juventusit pas një viti të kaluar te PSG, por kësaj radhe si portier i dytë.
Ai po merr pjesë me klubin e tij të zemrës në një turne që po mbahet në Azi.
Juvenusit u përball me Interin në miqësoren e zhvilluar në ku loja u mbyll në barazim 1-1.
Matthias de Ligt shënoi në portën e tij, ndërsa Cristiano Ronaldo u kundërpërgjigj me një goditje dënimi.
Ndeshja shkoi në penallti, ndërsa në portë ishte Giannluigi Buffon.
Portieri italian priti tri penallti të lojtarëve të Interit. Fillimisht e priti penalltinë e Andrea Ranoccchias, pastaj të Samuele Longos dhe në fund të Borja Valveros.
GOAT 🐐@gianluigibuffon pic.twitter.com/gkME9DdDTb
— gama (@gamajanata) July 24, 2019
Buffon ishte vendimtar në fitoren e Juventusit 4-3 me penallti. /Telegrafi/