Telegrafi

Giggs zgjedh Zanettin si kundërshtarin më të vështirë: Ma theu hundën

Javier Zanetti dhe Ryan Giggs (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Ryan Giggs ka thënë se Javier Zanetti ka qenë kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij mbresëlënëse.

Legjenda e Manchester Unitedit e ka përmendur rastin kur ikona e Interit ia kishte thyer hundën gjatë ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 1999.

Trajneri aktual i Uellsit dhe zëvendëspresidenti i tanishëm i Nerazzurrëve janë ndeshur vetëm katër herë gjatë karrierave të tyre mahnitëse, ndërsa Giggs e ka zgjedhur pikërisht argjentinasin si kundërshtarin më të vështirë.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images for Golden Foot/Guliver)

“Lojtari më i vështirë me të cilin jam përballur ka qenë Zanetti i Interit”, ka thënë 46-vjeçari gjatë një bisede me MUTV.

“Vraponte gjithë ditën dhe kishte qenë mesfushor, prandaj ndihej komod me topin, mund të mbrohej, ishte i vështirë dhe ma theu hundën në çerekfinalen kudër tij. Ai kishte të gjithë cilësitë si mbrojtës”, ka rrëfyer Giggs.

Edhe Zanetti në një bashkëbisedim të mëparshëm, e kishte quajtur legjendën e Unitedit si njërin prej kundërshtarëve më të vështirë me të cilin është përballur. /Telegrafi/