Manchester City, Liverpool dhe Chelsea do të konkurrojnë për titullin e kampionit në Ligën Premier, sipas Ryan Giggs.
City i Pep Guardiola e fitoi titullin sezonin e shkuar duke grumbulluar 100 pikë dhe duke shënuar mbi 100 gola, ndërsa kanë edhe bërë një fillim mbresëlënës në edicionin e ri.
Pas gjashtë ndeshjeve të sezonit të ri, Manchester City janë të dytit në Ligë Premier vetëm dy pikë prapa liderëve të Liverpoolit.
Legjenda e Manchester United thotë gjithashtu se edhe Chelsea i Maurizio Sarri mund të futet në ‘luftë’.
“Duket si një ‘luftë’ e Manchester City kundër Liverpool për titull, edhe pse nuk mund të largoni Chelsean, sepse ata janë duke luajtur mirë”.
“Mos harroni vetëm dy vjet më parë ata ishin kampionë dhe ata kanë lojtarët në dhomën e veshjes që e dinë se çfarë duhet. Liverpooli nuk e ka këtë, por ju duhet të filloni diku dhe Liverpooli ka qenë mbresëlënës”.
“Sa për Man City, unë i pashë ata kundër Lyonit dhe mendoj se diçka shkoi gabim, pasi shkuan te Cardiffi dhe bënë shfaqje të jashtëzakonshëm”.
“Kështu që do të thosha se titulli do të vendoset mes këtyre dyjave, por nuk mund ta përjashtojë Chelsean”, ka thënë Giggs për Sky Sports. /Telegrafi/