Telegrafi

Giggs këshillon Unitedin: Duhen edhe tri transferime të mëdha për të rivalizuar Cityn dhe Liverpoolin

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs mendon se Manchester United ka nevojë për tre nënshkrime të rëndësishme për të sfiduar Liverpoolin për titullin e Ligës Premier sezonin e ardhshëm.

Me Ole Gunnar Solskjaer tani në krye dhe Unitedin që nuk di për humbje në 19 ndeshje, klubi nga Old Trafford ka filluar të tregojë shenja përmirësimi.

Megjithatë, legjenda e klubit, Giggs, mendon se Unitedit i nevojiten së paku edhe tri transferime të mëdha për të rivalizuar për titull.

“Përfundimisht unë ende mendoj se ne jemi larg nga Manchester City dhe Liverpooli”, ka thënë fillimisht Giggs.

“Unë ende mendoj se dy ose tre lojtarë të mëdhenj janë të nevojshëm. Ole ka bërë vërtet mirë në dy afatet e transferimeve që ai kishte”.

“Lojtarë me karakter kanë ardhur. Fernandes duket një lider, ai duket si një lojtar me karakter. Harry Maguire është kapiten”.

“Pra, nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët, ka të bëjë me atë kulturë dhe karaktere që mund të përmirësohen – jo vetëm formacioni titullar, por skuadrën dhe ndjenjën e përgjithshme të klubit”.

“Ata po lëvizin në drejtimin e duhur, por unë ende besoj se u duhen tre lojtarë”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/