Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs ka pranuar se dikur u kacafyt me Cristiano Ronaldon për të pirë një ‘Coca Cola’ në mëngjes.
Ole Gunnar Solskjaer pohoi në vitin 2016 se legjenda e Uellsit i bëri të qartë ndjenjat e tij ndaj Ronaldos duke e ngritur atë lart në mur gjatë incidentit.
“Një herë Cristiano Ronaldo erdhi në mëngjes me një kanaçe Coca-Cola në duar. Ryan Giggs e shtyu atë në mur!”.
“Ai i tha Ronaldos: ‘Mos e bëj më atë përsëri’”, kishte deklaruar Solskjaer.
Solskjær: – CRonaldo came once to a breakfast with a coke in his hands. Giggs pushed him on the wall and said: – Don't ever do that again!
— Jan Aage Fjørtoft 🇳🇴 (@JanAageFjortoft) July 30, 2016
Kur u pyet Giggs nëse ai mendonte se sjellja ndaj yllit të Juventusit nuk ishte e pranueshme, ai kishte dyshime rreth kësaj.
“Ndoshta. Nuk e di nëse e kam kapur apo shtyrë drejt murit”.
“Unë mund t’i kisha thënë, ‘Ne nuk e bëjmë këtë te Manchester United’”.
“Por, pastaj ai shkoi dhe ma dëshmoi të kundërtën duke shënuar het-trik!. Unë pi atë që dua, Giggsy!”, ka thënë Giggs.
Giggs, 46 vjeç, shijoi një karrierë të jashtëzakonshme 24-vjeçare në Old Trafford dhe fitoi 13 tituj të Ligës Premier me Djajtë e Kuq. /Telegrafi/