Është publikuar paraqitja e shkurtër për komedinë romantike, “What Men Want”, në të cilën rolin kryesor e luan Taraji P. Henson.
Aktorja portretizon agjenten e frustruar sportive, Ali Davis, ndërsa ngjarja fillon kur shefi e kritikon atë se nuk arrin t’i kuptojë meshkujt.
Më pas, ajo rrëzohet dhe e lëndon kokën, ndërsa të nesërmen zgjohet me aftësinë për t’i lexuar mendimet e meshkujve.
Aftësinë e saj të re, protagonistja kryesore e shfrytëzon për t’u avancuar në punë, por edhe për t’u argëtuar.
Komedia “What Men Want” është e bazuar në filmin e Nancy Meyers nga viti 2000, “What Women Want”, në të cilin rolin kryesor e luan Mel Gibson.
Skenarin e filmit të ri e ka shkruar vet Meyers, ndërsa regjinë e ka bërë Adam Shankman.
Krahas Tarajit, në komedinë e re luajnë edhe Wendi McLendon-Covey, Max Greenfield, Aldis Hodge, Tamala Jones, Tracy Morgan dhe shumë të tjerë.
Shfaqja e “What Men Want” nëpër kinema do të fillojë nga 11 janari i vitit 2019. /Telegrafi/