Kieran Gibbs po i kalon ditët e fundit si futbollist i Arsenalit.
Mbrojtësi anglez ka humbur pozitën e titullarit në klub dhe është zgjedhja e dytë për krahun e majtë të mbrojtjes.
Por pas ardhjes së boshnjakut Sead Kolasinac, Gibbs ka mbetur si mbrojtësi i tretë i majtë në klubin londinez.
Kësisoj ai ka paralajmëruar se do të largohet nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar veror.
Edhe pse pritet largimi i tij nga Arsenal, Gibbs do të mbetet përsëri në Ligën Premier.
Janë katër skuadra angleze që e duan transferimin e tij.
Watford, Brighton, Stoke City dhe Newcastle United janë duke kërkuar shërbimet e ish-reprezentuesit anglez.
Arsenal është e gatshme ta shesë 27-vjeçarin për një shumë rreth tetë milionë euro. /Telegrafi/