Site icon Telegrafi

Gianni De Biasi largohet nga kombëtarja mes lotësh, Lorik Cana i ka dy fjalë për italianin (Foto)

Largimi i trajnerit Gianni De Biasi nga kombëtarja shqiptare si trajner i saj ka befasuar jo pak të gjithë sportdashësit.

Trajneri italo-shqiptar e ka dhënë sot dorëheqjen mes lotësh në një konferencë për shtyp.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar dhe i kanë shkruar fjalë të mirë trajnerit italian. Por një shkrim mes tyre ka veçuar, ai i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Canës, transmeton Telegrafi.

Ish-kapiteni ka postuar një foto në Instagram, ku e falënderon De Biasin për gjithë kontributin që ai ka dhënë për kombëtaren shqiptare.

“Kjo është ajo që meritoni, Rrespekt !!! Flm për kontributin , eksperiencën , rrugëtimin tonë dhe miqësinë. Bashkë kemi përjetuar momente të paharrueshme për të gjithë ne”, shkruan Loriku. /Telegrafi/

Exit mobile version