Telegrafi

Gianluca Vialli fiton ‘luftën’ ndaj kancerit pas 17 muajsh me terapi

Gianluca Vialli (Foto: Getty Images/Guliver)

Gianluca Vialli ka zbuluar se ai ka arritur të mposht kancerin dhe i është rikthyer jetës normale.

Legjenda e Chelseat ka zbuluar për dhimbjet që kishte pasur gjatë asaj periudhe, por tani është i lumtur që i është rikthyer jetës normale.

Në një intervistë për La Republica, 55-vjeçari ka thënë se kimioterapia ka treguar se ai nuk ka më asnjë shenjë nga kanceri.

“Ndihem mirë. Në dhjetor kam përfunduar 17 muajt me kimioterapi, një e kisha në tetë muajt e parë dhe një tjetër në nëntë muaj”, ka thënë Vialli.

“Ishte e vështirë, madje edhe për një njeri të fortë si unë, në të dyja anët, si fizikisht ashtu edhe psiqikisht”.

Lexo po ashtu Sëmundja e ka rrënuar, por Gianluca Vialli nuk dorëzohet - ai vazhdon luftën me kancerin

“Testet kanë treguar se nuk kam më shenja të kancerit. Jam shumë i lumtur, tani ndihem më i sigurt dhe po jetoj jetën normale”, ka shtuar më tej ai.

Vialli ishte lojtar dhe trajneri i Chelseat, derisa kishte marrë mbështetje gjatë kësaj periudhe nga tifozët e The Blues. /Telegrafi/