Telegrafi

Gianluca Scamacca pritet të zëvendësojë Ibrahimovicin te Milani

Zlatan Ibrahimovic thuhet se do të largohet në këtë verë nga Milani.

Sulmuesi suedez mendon se koha e tij ka ardhur që të përshëndetet nga futbolli pas më shuam se 20 vitesh karrierë.

38-vjeçari thuhet se do të futet në profesionin e trajnerit, ndërsa Rossonerët po mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Foto: AC Milan/Twitter

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Milani po tenton të transferojë sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamacca.

Aktualisht lojtari luan te Ascoli Calcio në Serie B dhe po tregon formë të lartë, gjersa zbuluesit e lojtarëve të Milanit janë të bindur me cilësitë e tij.

Milani mund t’i marrë shërbimet e tij për një shumë rreth 10 milionë euro, mirëpo rivali nga Serie A po i kërkon 20 milionë. /Telegrafi/