Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, e ka komentuar humbjen (1-3) nga Fiorentina, ndërsa e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan të japë dorëheqje, përkundër presionit aktual dhe rezultateve të dobëta.
“Ishte lojë e keqe në aspektin individual, pa organizmi apo kuptim kolektiv të përgjegjësive… Kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet ta kesh fuqinë që ta gjesh identitetin si skuadër”.
“Nëse përpiqemi t’i zgjidhim gjërat individualisht, rrezikojnë të thellohemi në vështirësi dhe kjo ndodhi sonte (e diel)”.
“Tifozët janë mësuar me spektakle të tjera dhe ata kanë çdo të drejtë të protestojnë”, ka deklaruar Giampaolo për Sky Sport Italia.
I pyetur se nëse po mendon për situatën e tij në klub dhe nëse i është thënë diçka, trajneri është përgjigjur: “Unë e marr përgjegjësinë, natyrisht, por vazhdoj tutje, sepse u besoj ideve të mia”. /Telegrafi/