Site icon Telegrafi

Giampaolo: Interi ka më shumë përvojë, Milani tregoi papjekuri

Marco Giampaolo në ndeshjen kundër Interit (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Marco Giampaolo mendon se dallimi i vetëm ndërmjet Interit dhe Milanit ishte përvoja që kanë Nerazzurrët dhe kjo ndikoi në triumfin e tyre.

Rossonerët pësuan me rezultat 2-0 në San Siro në derbin ndaj rivalit lokal të njohur si Derby della Madonnina, ndërsa humbja ka mundur të ishte më e thellë po të mos ishin intervenimet e Gianluigi Donnarummas dhe shtyllat.

“Hezituam shumë në fillim, pastaj ndeshja avancoi, Interi e tregoi përvojën e tyre më të madhe”, ka deklaruar Giampaolo për DAZN.

Lexo po ashtu Interi dominon Milanin dhe triumfon në Derby della Madonnina

“Goli i ndryshoi gjërat dhe nuk jam i kënaqur me mënyrën si reaguam në një mënyrë emocionale, prandaj u bëmë më pak të organizuar dhe më të pak të bashkuar”.

“Më pëlqeu guximi për të vazhduar përpjekjet për ta çuar topin përpara, por kjo zgjati vetëm deri te goli, kur e humbëm formën tonë. Kjo tregon mungesë pjekurie”, ka thënë më tej trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Exit mobile version