Telegrafi

Giampaolo debuton me humbje te Milani, Bayern Munich i mposhti rossonerët me shumë mund

Bayern Munich v Milan (Foto: Bayern Munich FC/Twitter)

Bayern Munich e ka shijuar fitoren e tretë në ndeshjet parasezonale, derisa ka mposhtur Milanin 1-0 në International Champions Cup.

Kampioni i Bundesligës ishte për një nuancë skuadër më e mirë se Rossonerët, për nga numri i shanseve për gol dhe posedimi i topit.

Goli i vetë në ndeshje u shënuan qysh në pjesë e parë, pasi Leon Goretzka shënoi në minutën e 45+4, nga asistimi që pranoi Joshua Kimmich.

Pjesa e dytë u karakterizua më disa raste, mirëpo të dy skuadrat nuk arritën ta gjenin kuadratin e portës, duke bërë që ndeshje të përfundonte 1-0 për Bavarezët.

Kjo ishte ndeshja e parë miqësore për Milanin e që Marco Giampaolo debutoi me humbje si strategu i tyre, ndërsa Bayerni ka zhvilluar pesë sosh.

Skuadra gjermane ka barazuar 1-1 me Kaiserslauternin, ka fituar 4-2 ndaj Lindaut dhe ka humbur ndaj Arsenalit 2-1 dhe ka fituar ndaj Real Madridit 3-1. /Telegrafi/