Site icon Telegrafi

Giacomettit në ankand

Një skulpturë nga artisti zviceran Alberto Giacometti, do të shitet në ankand nga Sotheby’s, me një çmim fillestar prej 90 milionë dollarësh.

Nëse “Grande femme I” shitet për më shumë se 100 milionë dollarë, atëherë Giacometti do të barazojë Pablo Picasson si artisti i dytë i vetëm me katër vepra të shitura përtej këtij pragu.

Skulptura 2.68 metra e lartë prej bronzi, një figurë femërore, u realizua në 1960 si pjesë e një serie skulpturash të mëdha për ambiente të jashtme që duhej të shkonte në Chase Manhattan Plaza në Nju-Jork, por asnjëherë nuk u instalua atje.

Sipas rregullave të ankandeve hibride, blerësit e interesuar mund të bëjnë vetëm një ofertë sekrete, prej të paktën 90 milionë dollarësh. Ankandi u mbyll mbrëmjen e të martës dhe vepra do t’i shkojë ofertuesit që ka dhënë ofertën më të lartë. Ndryshe nga një ankand tradicional, shifra e blerjes nuk do të publikohet edhe pse blerësi mund ta bëjë këtë nëse do.

Që nga 2010, tri vepra të artistit zviceran, janë shitur për më shumë se 100 milionë dollarë dhe ato janë skulpturat e vetme që kanë arritur këtë nivel. Një skulpturë bronzi e vitit 1947 u shit për 141.3 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Christie’s në Nju-Jork në 2015, skulptura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand. /TCh/

Exit mobile version