Ata janë dy nga reperët më të suksesshëm dhe më me së shumti hite të krijuara në skenën muzikore shqiptare.
Fjala është për dyshen e famshme, artistët Ghetto Geasy dhe Majk, të cilët tashmë shquhen për projektet e veçanta të tyre.
Së fundmi, të njëjtit duket se po punojnë sërish në një projekt i cili besohet se do të lansohet këtë vit.
Ka qenë vet reperi Selimi, ai i cili ka pyetur fansat nëse ai dhe Majk duhet të publikojnë një këngë nga albumi i tyre i ri.
“A me lëshuar një bombë të albumit me Majk”, ka qenë mbishkrimi i njërit nga postimit të ndarë në InstaStory, teksa në tjetrin shton, “të rëndë apo komerciale?”.
Ndonëse nuk zbuluan më shumë detaje, presim të shohim se çfarë kanë përgatitur për admiruesit e muzikës së tyre.
Ndërkohë, hiti i tyre i fundit mban titullin “Zhytem (Je t’aime) me mbi 20 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/