Site icon Telegrafi

Ghetto Geasy po bën gati këngë të re

Hip hop ylli, Getoar Selimi, po bën gati projekt të ri muzikor.

Geti që kryesisht po shijon jetën me bashkëshorten e tij, Marinën, ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt.

Ai realizoi projekt të ri për herë të fundit me Florin dhe Brunon të titulluar “Mori”.

Ndërkaq, tash menaxhmenti i këngëtarit ka konfirmuar për Prive se ai ka gati projekt të ri.

Momentalisht Geti gjendet me Marinën në Como të Italisë, për pushime, pas qëndrimit në alpet austriake.

Geasy projektin e fundit solo e pati me titull emrin e tij personal që u prit mirë nga publiku.

Së fundmi ai nuk u përfshi në polemikat për ekzistencën e ‘labelit’ Babastars, që si duket më nuk funksionon si një grup, por antarët funksionojnë individualisht. /Telegrafi/

Exit mobile version