Telegrafi

Ghetto Geasy paralajmëron duetin e ri me Majkun

Hiteve të verës 2018 do t’i shtohet edhe një këngë tjetër.

Dy rap-artistët Getoar Selimi dhe Majk kanë paralajmëruar se së shpejti do të sjellin një duet të ri.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet Ghetto Geasy përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Fotografia përmban logot e disa markave të njohura tregtare si: “Gucci”, “Rolex”, “Prada”, “Calvin Klein”, “Dior” etj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dyshja në fjalë kanë sjellë edhe më herët bashkëpunime, të cilat janë cilësuar si shumë të suksesshme.

“S’jena mo” është një hit absolut i verës 2015, teksa edhe në vitin 2016 ata publikuan “Ajo”, një tjetër këngë që u prit mirë nga fansat.

Mbetet të shihet se sa do të mirëpritet bashkëpunimi i tyre i tretë. /Telegrafi/