Reperi i popullarizuar shqiptar, Ghetto Geasy, duket se ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, meqenëse në këtë rrjet social numëron mijëra njerëz.
Siç shihet, ai ka filluar përgatitjet për këngën e re duke qenë se shfaqet në një studio muzikore.
Megjithatë, Getoar Selimi (emri i vërtetë) nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këngës – nëse do të jetë bashkëpunim apo solo.
“Me shokun”, ka shkruar ai.
Projekti i radhës mbase do të jetë pjesë e albumit të ri të Getit dhe Majk, nga i cili tashmë është publikuar vetëm një këngë.
“Hajde te baba” titullohet prurja e fundit e Geasy dhe Majk e lansuar në dhjetor të vitit që lamë pas.
Për kaq muaj ka arritur të mbledh mbi katër milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/