Telegrafi

Ghetto Geasy dhe Majk së shpejti me këngë të re

Majk dhe Ghetto Geasy (Foto: YouTube)

Reperët Ghetto Geasy dhe Majk janë dyshja më e famshme e estradës shqiptare që kanë sjell ndër vite hite të mëdha.

“Paris Milano”, “Ajo”, “Malena”, “S’jena Mo”, janë vetëm disa nga projektet e tyre të pëlqyera që numërojnë miliona klikimesh në YouTube.

Dhe pas këtyre hiteve të mëdha, të njëjtit duket se kanë bashkuar forcat sërish ndërsa po vijnë me një tjetër projekt madhështor.

Kështu ka bërë të ditur lideri i grupit “BabaStars” përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Njëra prej këngëve më të mira që kemi po vjen… (fotografia nuk ka lidhje me spotin)”, ka shkruar ai krahas fotos që u realizua në “Green Coast Resort and Residences” në Shqipëri.

Edhe pse nuk kanë ndarë ndonjë detaj tjetër nga kënga, kjo nuk ka dyshim se do jetë një hit i verës.

“Malena” përndryshe mbetet projekti i fundit i lansuar nga Getoari dhe Majk, teksa ky i fundit gjatë karantinës dolli edhe dy këngë solo: “Dynja” , “Serenatë”. /Telegrafi/