Telegrafi

Ghetto Geasy dhe Majk publikojnë një pjesë të shkurtër të klipit nga bashkëpunimi i ri “Ani Nasht”

Dyshja e njohur e reperëve, Ghetto Geasy dhe Majk po vijnë me një bashkëpunim të radhës.

Prej ditësh ata kanë paralajmëruar një këngë të re, ndërsa tashmë kanë zbuluar edhe detaje të reja nga kënga e tyre më e re.

Gjatë ditës së sotme (e enjte) të dy reperët publikuan në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram një pjesë të shkurtër nga videoklipi i ri.

Dyshja e famshme kanë zbuluar se kënga mban titullin “Ani nasht” dhe publikohet të premten (22 prill) në ora 18:00.

“Geasy x Majk – Ani nasht. 22.04.2022, e premte, ora 18:00”, ka qenë mbishkrimi që të dy kanë bërë sipër postimit.

Kujtojmë që të dy njihen për bashkëpunime të shumta, shumica e të cilave janë kthyer në hite.

Lexo po ashtu Ghetto Geasy dhe Majk të premten sjellin këngën e re

Projekti i fundit i përbashkët i tyre është “Mëkati jem” që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj.

Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur këtë herë të dy artistët, por me siguri fansat e tyre po e presin me padurim. /Telegrafi/