Telegrafi

Ghetto Geasy me befasi për fansat

Ghetto Geasy (Foto:Instagram/ghettogeasy)

“Amante” është një prej realizimeve të fundit të reperit shqiptar, Getoar Selimi, projekt ky që u mirëprit nga publiku.

Meqë jemi afër sezonit të verës – atë të këngëtarëve, Geti ka njoftuar fansat se diçka e re po vjen nga ana e tij. Reperi nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth kësaj kënge, por që projekti do të prezantohet shumë shpejt para publikut.

Getoar Selimi së shpejti me këngë të re (Foto:InstaStory)

Theksojmë se “Amante” është lansuar para një muaji dhe tanimë ka marrë afro pesë milionë shikime në platformën YouTube, ndërkohë që grupi Babastars po vijnë edhe me album të ri.

Albumi, sipas Getit, në deklarimin e fundit në ‘Xing me Ermalin’ u tha se del në fund të këtij viti. Përveç bashkëpunimeve me Majk do ketë edhe duete të tjera. /Telegrafi/