Site icon Telegrafi

“Gëzuar gjysma ime”, Alban Skenderaj me urim të veçantë për Miriam Canin

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani Foto: Instagram

Artistja e njohur, Miriam Cani, është tejet e dashur për audiencën e gjerë.

Ajo përherë në rrjete sociale merr vëmendje me të gjitha postimet, të cilat i përkasin jetës dhe karrierës profesionale.

Ndërkohë, bukuroshja bionde sot feston ditëlindjen e 36-të, ndërsa urimet ndaj saj nuk kanë të ndalur.

Një prej tyre ishte ai i Alban Skenderaj, bashkëshortit të saj, që zgjodhi fjalët më të mira për të.

“Gëzuar gjysma ime. Nuk mund të kisha përkrahë në këtë jetë një bashkëshorte, shoqe dhe nënë më të mirë”, ka shkruar ai në përshkrim.

Në imazhin e ndarë nga kantautori, çifti shihen mjaft të dashuruar, ndërsa u fotografuan të përqafuar. /Telegrafi/

Exit mobile version