Site icon Telegrafi

“Gëzuar 4 korrikun, Zoti të bekoftë”, Rama uron Amerikën për festën e pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë në Facebook një postim ku ka uruar festën e pavarësisë së Amerikës.

“Gëzuar 4 korrikun Amerikë, Zoti të bekoftë!”, shkrun Rama në postimin e tij.

Ai e ka shoqëruar postimin e tij me foto të bëra gjatë ceremonisë së djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, ku ish-presidenti i SHBA-së Bill Clindon u vlerësua me medaljen “Ylli i mirënjohjes për arritje publike”.

Për kryeministrin 4 korriku nuk është vetëm festa e Amerikës, por është edhe një sitë e veçantë për të pasi sot Edi Rama bëhet 59 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version