Telegrafi

Gëzohen fansat: Tom Cruise luan në “Top Gun 2”

Ylli hollivudian, Tom Cruise, do të luajë në ribërjen e hit-filmit “Top Gun” – ka bërë të ditur producenti Jerry Bruckheimer.

Edhe pse akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht se kur do të fillojnë xhirimet e filmit dhe se a do të bëhet një tregim i ri apo do të jetë thjesht një vazhdim i tregimit nga vitet tetëdhjeta, producentët e këtij projekti thonë se pa praninë e aktorit kryesor, “Top Gun 2” do të ishte pakuptim.

“Natyrisht, nuk mund të bëhet ‘Top Gun’ pa Tom Cruise”, ka deklaruar Bruckheimer kur është pyetur nëse do të luajë 53-vjeçari. /Telegrafi/