Telegrafi

Gëzimi i maturantit me nevoja të veçanta, që u shoqërua në mbrëmjen e maturës nga sportisti tij i preferuar (Video)

Familja e Kai Lewis nga Sendfields i Wales, ishin munduar për disa muaj, që të gjejnë një makinë të përshtatshme, për ta transportuar të riun me nevoja të veçanta.

Adoleshenti 16-vjeçar që është me paralizë cerebrale, shkaku i një sulmi që e pësoi pas ditëlindjes së parë, nuk mund të shkonte në mbrëmje sikurse të tjerët, transmeton Telegrafi.

Por, ai përjetoi ëndrrën e çdo sport dashësi, kur para derës i arriti ylli ndërkombëtar i ragbit, për ta shoqëruar me Jaguarin e tij luksoz.

Derisa qëndronte në karrocë, Kai nisi të hidhej nga gëzimi, kur iu shfaq përpara Richard Hibbad dhe i tha se do ta dërgojë në mbrëmje.

Ngjarjen që mund ta shihni më poshtë e ka aranzhuar nëna e maturantit, gëzimi i të cilit ishte i papërshkrueshëm kur e pa sportistin e preferuar. /Telegrafi/