Site icon Telegrafi

Gëzim Rusi përforcimi i radhës te Arbëria

(Foto: Facebook/KF Arbëria)

Arbëria ka vazhduar me përforcimin e skuadrës prej se siguroi inkuadrimin në elitën e futbollit të Kosovës.

Emri më i ri që i është bashkuar klubit nga Dobraja është Gëzim Rusi, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Trepçës ’89.

“Mirë se vjen në familjen e madhe të KF Arbëria – Gëzim Rusi. Një lojtar profesional me një karrierë të bujshme në futbollin Kosovar, njëherit finalist i Kupës me Trepçën ‘89, i njohur si Rusi, nga stinori i ri do ta bartë fanellën e kuqe të KF Arbëria”.

“Rusi së fundmi ishte pjesë e skuadrës Trepça ‘89 dhe tani do vazhdojë me skuadrën tonë në rolin e mesfushorit të krahut!”.

“Presidenti i KF Arbëria, z. Jahir Krasniqi, së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojnë shëndet dhe suksese duke u shprehur optimistë se së bashku do t’i dhurojnë më të mirën klubit”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version