Site icon Telegrafi

Getoari dhe Marina nuk janë vetëm në Xhamajka, me ta është edhe Luana (Foto)

Çifti i shumë përfolur Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë nisur muajin e mjaltit!

Dyshja kanë zgjedhur Xhamajkan si destinacionin e tyre për pushime, pas dasmës madhështore të organizuar më 10 shtator.

Lexo po ashtu Marina tregon se si në fillim Geti i shkruante në Instagram, dhe ajo mundohej ta injoronte (Video)

Por, mesa duket ata atje nuk kanë shkuar vetëm, kjo pasi në të njëjtin vend gjendet edhe motra e Marinës, Luana.

Edhe Luana Vjollca ka shkuar në Xhmajka. Burimi i fotos: InstaStory

Këngëtarja Vjollca ka publikuar disa imazhe në InstaStory, ku tregon se mëngjesin e ka zbardhur në bregdetin e bukur të Xhamajkas.

Luana Vjollca tregon se mëngjesin e zbardhi në Xhamajka. Burimi i fotos: InstaStory

Ndërkohë, edhe Getoar Selimi ka publikuar gjithashtu një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet duke shëtitur përgjatë bregdetit.

Ata ndodhen së bashku në plazhin “Montego Bay” të Xhamajkas. /Telegrafi/

Exit mobile version