Telegrafi

Getoar Selimit i hakohet faqja në Facebook?

Foto: Getoar Selimi/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, duket se është duke u ballafaquar me probleme kibernetike këto ditë.

Kjo pasi faqja e tij zyrtare në Facebook duket se është hakuar dhe është marrë në administrim nga persona të paautorizuar.

Kështu së paku kanë lënë të kuptohet fotografitë e fundit të publikuara në llogarinë e tij, të cilat janë krejt të pakuptimta dhe nuk lidhen me karrierën apo përditshmërinë e tij.

Foto: Getoar Selimi/Facebook

Faqja në fjalë ka mbi 160 mijë pëlqime, gjersa imazhet e fundit të publikuara në to kanë shfaqur shqetësim te fansat.

Foto: Getoar Selimi/Facebook

Megjithatë, përkundër ndodhisë deri më tani nuk ka pasur një reagim nga vet reperi prishtinas.

Foto: Getoar Selimi/Facebook

Kujtojmë që nuk janë të pakta rastet kur figurat publike përballen me sulme të ndryshme kibernetike, shkaku i numrit të madh të ndjekësve që ata posedojnë. /Telegrafi/

Foto: Getoar Selimi/Instagram