Telegrafi

Getoar Selimi me urim të përzemërt për Marinën: Ditëlindja jote është rilindje për mua, gëzuar e shtrenjta ime

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi (Foto: Marina Vjollca/Instagram)

Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, feston sot (e premte) ditëlindjen e saj të 27-të.

Me këtë rast të shumta kanë qenë urimet që ajo ka marrë nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

por, një nga urimet më të përzemërta, bukuroshja Vjollca e ka pranuar nga bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky i fundit, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të dashurisë së jetës së tij, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një dedikim të sinqertë.

“Ditëlindja jote është rilindje për mua, gëzuar e shtrenjta ime”, kanë qenë fjalët e reperit nga Prishtina.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet nga ana e ndjekësve të tij në hapësirën për komente, të cilët kanë ngelur të mahnitur nga ky dedikim special i Getoarit. /Telegrafi/