Telegrafi

Getoar Selimi publikon video nga palestra, tregon ushtrimet “e dhunshme” në formësimin e krahërorit (Video)

Reperi i njohur Getoar Selimi nuk është edhe aq aktiv në rrjetet sociale, si shumë kolegë të tij.

Ndonëse ka me mijëra ndjekës, të rralla janë rastet kur Geti shfaq ndonjë imazh nga përditshmëria e tij.

Megjithatë së fundmi, ai ka publikuar disa video në InstaStory, ku shfaqet gjatë ushtrimeve të tij në palestër.

Trupi i tij është një nga më të mirët në estradë, ndërsa për ta mbajtur në formë Geti bën ushtrime të vazhdueshme, shpesh edhe me pesha të rënda.

Në videot e publikuar në InstaStory, reperi shihet teksa ushtron “dhunshëm” në formësimin e krahërorit të tij, madje me shaka në njërën nga videot, ai shkruan: “Po kërset gjyksi a.k.a Mic Sokoli” (sic.). /Telegrafi/