Shumica e artistëve të estradës shqiptare kanë filluar që të publikojnë projektet e tyre për këtë sezon veror.
Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe rep-artisti Getoar Selimi, i cili ka shpërndarë edhe një mesazh ironizues.
Përmes rrjetit social Instagram, Geti ka bërë të ditur se kënga e radhës do të jetë në bashkëpunim me reperin Majk.
“Si gjithmonë edhe kësaj here po e kallim lojën. Përndryshe vetëm lodhesh”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se ky do të jetë bashkëpunimi i gjashtë me radhë prej tyre, pasi ndër vite ata kanë lansuar rreth pesë këngë të tjera së bashku. /Telegrafi/