Site icon Telegrafi

Getoar Selimi paralajmëron atë që e quan bombë, publikohet të premtën

Getoar Selimi ka paralajmëruar lansimin e projektit të ri të tij për të enjtën.

Lideri i Babastars ka konfirmuar se klipin e ri do ta publikojë në bashkëpunim me Flori Mumajesin, mikun dhe bashkëpuntorin e tij të vjetër.

Geti dhe Flori ka kohë që po qëndronin bashkë dhe lanë të kuptohet se sërish mund të vijnë me një projekt të përbashkët.

Dyshja edhe më parë kanë ditur të sjellin hite, andaj edhe projekti i ri pritet të jetë i pëlqyer nga publiku.

Foto: Folie Terrace

“Dashni me Raki” titullohet projekti i ri që është punuar nga dy labelat, Babastars dhe Threedots.

Geti ka kohë që nuk ka publikuar projekt të ri dhe kështu fillon lansimin e këngëve të reja për verë.

Ky videoklip publikohet të premtën në ora 18:00 në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version